Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja 80 mijë dollarëshe, gazetarja amerikane: Pse Rama e Obama nuk janë në burg?


Gazetarja amerikane Sarah Carter ka risjellë në vëmendje foton e famshme me Barack Obama-n, që i kushtoi kryeministrit Edi Rama plot 80 mijë dollarë.

Carter e cila është bashkëpunëtore për disa nga mediat më të njohura amerikane dhe kontributore e rrjetit informativ Fox News, shkruan se pse nuk është arrestuar ende kryeministri shqiptar apo ish-presidenti amerikan.

“Skandali për të cilin nuk po flet media. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pagoi 80 mijë USD për këtë foto me Obamën gjatë një takimi për mbledhje fondesh, përmes një qytetari amerikan që është në burg. PS: Çfarë ka ndodhur me Obamën dhe Ramën? Pse nuk janë në burg ata?”– pyet gazetarja.

Ky reagim i Carter vjen vetëm një muaj pasi ajo i kishte kushtuar një artikull kësaj ngjarjeje.

Ëilliam Argeros pranoi se kishte dhënë kontribute në vend të Edi Ramës, për mbledhjen e fondeve për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012. Argeros u dënua më 30 shtator me katër muaj burg për këtë.

Ligji i SHBA-së i ndalon shtetasit e huaj të japin kontribute për kandidatët në zgjedhje. Avokati John Azzarello, i cili përfaqëson Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër të Shqipërisë i cili dëshironte një foto me Obamën.

Kandidati ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili u zgjodh dhe aktualisht është kryeministri i Shqipërisë. Kur akuzat u bënë publike në vitin 2016, zyra e Ramës mohoi të kishte bërë një kontribut të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *