Mjeti që shkaktoi aksidentin paraditen e sotme në Vorë po udhëtonte në korsi të kundërt.
Në një video të publikuar nga Vizion Plus, duket mjeti që ecën në korsi të kundërt në autostradën Tiranë-Durrës.
Shkaktar i aksidentit të shumëfishtë është drejtuesi i një makine tip ‘Mercedes-Benz’ i cili është ndaluar nga policia.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar rëndë.