Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja gati të ngrijë 7 miliardë dollarë të aseteve iraniane


SHBA-ja është gati të ngrijë 7 miliardë dollarë asete iraniane.

AP më parë raportoi se Uashingtoni po konsideron një heqje të shumë prej sanksioneve ndaj Iranit të vendosura nën administratën Trump në vitin 2018 si pjesë e një marrëveshjeje të re me Iranin që synon kthimin e të dy vendeve në përputhje me Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit (JCPOA, e njohur edhe si marrëveshja bërthamore e Iranit).

SHBA-ja mund të zhbllokojë pasuritë iraniane me vlerë gjithsej 7 miliardë dollarë, raportoi rrjeti libanez Al-Mayadeen duke cituar burime anonime në Republikën Islamike. Platforma e medias tha se administrata e Biden fillimisht donte të shmangte vendosjen e sanksionee të ashpra, teksa negociatat mbi JCPOA janë ende në vijim.

Dy vendet mund të kryejnë një shkëmbim të burgosurish, njoftoi kanali televiziv. Sipas medias, Teherani mund të dorëzojë te Uashingtoni katër të dyshuar për çështje spiunazhi. Irani thuhet se do të marrë katër agjentë të tij të mbajtur në SHBA në këmbim.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka mohuar raportet se një ‘marrëveshje shkëmbimi e të burgosurve është arritur’ me Iranin, por nuk ka komentuar në lidhje me pretendimet për sa i përket ngrirjes së fondeve iraniane. Teherani nuk e ka komentuar raportin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *