Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO-Momenti i vrasjes së Taulant Gjikajt në Vlorë


Televizioni ABC ka publikuar pamjet nga momenti i ekzekutimit të 31-vjeçarit Tauland Gjikaj ditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

Në videon e publikuar nga ABC shfaqen dy persona që dalin nga një makinë dhe i drejtohen viktimës.

Autorët duken se janë dy persona të rinj në moshë, të pamaskuar. I pari i drejtohet Gjikajt përballë, ndërsa pas tij qëndron një tjetër që ka zbrazur armën.

31-vjeçari rrëzohet në tokë dhe tenton të nxjerrë armën nga brezi, por ekzekutorët largohen me shpejtësi.

Në momentin e largimit, njëri nga autorët rrezikoi që të mbetet në vendin e ngjarjes, pasi drejtuesi i makinës që i priste nisi  i jep gaz me shpejtësi për t’u zhdukur.

Gjikaj u dërgua më pas në spital por nuk mundi të mbijetojë  plagëve të shkaktuara nga plumbat. Deri tani, lidhur me ngjarjen është arrestuar vetëm njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Januzaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *