Vendosni fjalën kyçe....

5 viktima dhe 807 raste të reja me Covid-19 regjistrohen në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 807 raste të tjera të COVID-19, si dhe 5 vdekje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 104.548, ndërsa i vdekjeve në 3.156.

Të dhënat tregojnë se 314 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 92.189 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 530.182 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.312 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 9.203.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *