Vendosni fjalën kyçe....

Dorëheqje masive të zyrtarëve të lartë të politikave e inteligjencës në Pentagon


Pentagoni konfirmoi të martën dorëheqjet e zyrtarëve të lartë civilë të Departamentit për Politikë dhe Inteligjencë, një ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, u shkarkua nga presidenti Donald Trump.

Anthony Tata, një Gjeneral Brigade në pension i ushtrisë, i cili u vendos në Pentagon mes polemikash, do të drejtojë zyrën e politikave të Pentagonit për pjesën e mbetur të administratës Trump pas dorëheqjes së James Anderson, si pjesë e asaj që duket të jetë një tronditje e gjerë e udhëheqjes së Departamentit të Mbrojtjes.

Ezra Cohen-Watnick, i cili hyri në administratën Trump si ndihmës i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn, do të zëvendësojë nënsekretarin e Mbrojtjes për Inteligjencën, Joseph Kernan, një zv/Admiral në pension Marinës, i cili u konfirmua në nëntor 2017.

Kernan dhe Anderson të dy paraqitën dorëheqjet e tyre sot . Sipas Pentagonit, Kernan kishte planifikuar të dilte në pension muaj më parë.

Cohen-Watnick është ndihmës/Sekretari i Mbrojtjes për Operacione Speciale dhe Konflikt (një punë që ai e mori kur Miller u largua për të udhëhequr Qendrën Kombëtare të Kundërterrorizmit), ndërsa Tata ishte duke vepruar si zv.Sekretar i Mbrojtjes për Politikë.

Cohen-Watnick do të shërbejë si shef i komanduar i inteligjencës USD (Nënsekretari i Mbrojtjes), ndërsa Tata do të kryejë detyrat e rolit të Politikave USD (Nënsekretari i Mbrojtjes), një ndryshim teknik.

Ndërsa të dy këto role kërkojnë konfirmimin e senatit, administrata Trump i vendosi ata në Pentagon mbi një bazë veprimi, duke i lejuar ata të anashkalojnë Senatin.

Së fundmi, shefi i shtabit të Esper, Jen Stewart, është zëvendësuar nga Kash Patel, i cili do i shërbejë Sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller. Patel, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, mori famë duke ndihmuar Republikanët gjatë hetimit për lidhjet midis Trump dhe Rusisë.

Dorëheqja e James Anderson u raportua së pari nga Politico; lëvizjet e Kernan dhe Stewart u raportuan së pari nga Foreign Policy.

Lëvizjet kanë ngritur shqetësime midis vëzhguesve të Pentagonit se Shtëpia e Bardhë po lëviz për të vendosur besnikë brenda departamentit, në një kohë që ushtria po përpiqet të mbetet apolitike në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Defensenews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *