Vendosni fjalën kyçe....

Rexhep Selimi del para Gjykatës Speciale: Kam luftuar kundër Serbisë okupatore që veç të këqija i ka sjellë vendit tim


Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot para gjykatës së Specializuar në Hagë, ku është njohur me akuzat ndaj tij për krime lufte.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

“Po i nderuar kryetar! Kam pasur kohë mjaftueshëm që të shoh aktakuzën. Dua të deklarohem se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktzakuzë. Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej, po e përsëris për procedurë, unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.”- deklaroi Selimi.

Gjatë fjalës së tij, shefi i grupit parlamentar të LV-së tha se ai vetëm ka kryer detyrën e tij si qytetar.

“Po, unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore e cila veç të këqija i ka sjellë vendim tim. Prandaj, unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim. Unë jam vetëm çlirimtar. Luftën e kemi nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me gjeneralin Clark, me NATO-n. Drejtësia duhet të jetë qëllimi ynë këtu, pse jo edhe Prokurorisë”, tha Selimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *