Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova është Serbi, Krimea është Rusi” – Postimi i Ambasadës Ruse në Maqedoninë e Veriut


Një postim i Ambasadës Ruse në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar zhurmë në rrjetet sociale. Në postimin e shpërndarë në Twitter të dielën e 6 nëntorit tregohet një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

Fotoja shoqërohet me mbishkrimin: “Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson.”

Një postim provokues që vjen në një kohë tensionesh në Veri të Kosovës për shkak të çështjes së targave.