Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Rendi në veri të Kosovës rrezikohet nga individë e grupe të kriminalizuara


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se gjendja në very të vendit rrezikohet nga individë e grupe të kriminalizuara.

Ai e bëri deklaratën gjatë një vizite në Prizren ku shtoi se 20 muajt e fundit qeveria e tij ka luftuar krimin e korrupsionin, duke shkatërruar ndër të tjera gjashtë laboratorë të drogës në veri të Ibrit, e po ashtu duke ndaluar keqpërdorimin me anë të prodhimit të kriptovalutave.

“Kosova është shtet demokratik e serioz, ligjshmëria e kushtetutshmëria s’mund të kompromomentohen. S’ka individë e grup më të fuqishëm se shteti. Ne nuk i dallojmë kriminelët në bazë përkatëse etnike, por në bazë të veprave të paligjshme.” – tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve të mos braktisin institucionet.

“Ftoj qytetarët serbë të vendit tonë të mos i braktisin institucionet e Kosovës, të mos japin dorëheqje, të mos i lëshojnë vendet e punës, pasi në këtë mënyrë dobësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata s’kanë presion nga ne, por thirrje dashamirëse. Presioni vjen nga Beogradi që e do destabilizimin e Kosovës.” – shtoi Kurti.