
Ish-kandidatja e PD-së Kuçana është përplasur me Berishën lidhur me rikandidimin e Flamur Nokës si Sekretar të Përgjithshëm.
Kuçana i tha Berishës se ky i fundit ka shkelur statusin e partisë duke shtuar 37 emra. Ndërsa Kryetarja e Këshillit Emiri tha se mbledhja ka rend dite.
Pjesë nga debati
Kuçanaj: Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para, ne jemi anëtarë të këshillit kombëtar, të lutem respektoje statutin mos e nis detyrën në shkelje të detyrës.
Emiri: Ka rend dite do zbatohet rendi i ditës.
Berisha: Lërmë të flas, paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë, do kesh të drejtë ta paraqesësh sa herë të duash por sipas rregullit. Nuk mund ta shkruajmë statutin ne këtu.
Kuçanaj: Statutin e ke shkelur që në momentin që kemi shtuar 37 emra…. Të rikandidojmë Flamur Nokën Sekretar të Përgjithshëm.