Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet kompania fituese për ndërtimin e projektit ‘Auto Moto Park’ në Elbasan


Kompania fituese për projektin e pistës së parë sportive ‘Auto Moto Park Albania’ në Ebasan e cila do të kete një pistë prej 5.3 kilometra të gjatë dhe me një sipërfaqe prej 500 000 m². do të jetë Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”. Kompania fituese bashkë me 3 të tjera që ishin në garë dhe prezantuan projektet e tyre.

Krahas pistës që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi.

 Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.