
Pas qëndrimit disa orësh para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër Tiranë.
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, ata po lëvizin nëpër rrugët e qytetit.
Kjo është protesta e 46-të radhazi që nisi fillimisht kundër projektit në Zvërnec dhe më pas shtoi kërkesat kundër qeverisë Rama të cilët e akuzojnë për shpërdorim fonesh, korrupsion, abuzim me pushtetin e keqqeverisje.