Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 48-të, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë


Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e saj të 48-të.

Edhe këtë pasdite, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, në vijim të asaj që organizatorët e cilësojnë si një revoltë qytetare që do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kanë përsëritur se protesta nuk do të hyjë në negociata dhe do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj.

 

 

Gjatë protestës së djeshme, aktivistët kritikuan edhe përpjekjet që, sipas tyre, synojnë të krijojnë idenë e një reflektimi brenda mazhorancës, duke theksuar se qytetarët nuk do të mjaftohen me lëvizje kozmetike apo ndryshime emrash në qeveri.