Vendosni fjalën kyçe....

“Do e godasim Iranin fort derisa të ulet në bisedime” – Trump (Video)


Presidenti amerikan ka paralajmëruar se sulmet ndaj Iranit nuk do ndalen derisa Teherani të ulet në tryezën e bisedimeve.

Gjatë një interviste ai tha se sulmet ndaj objekteve energjetike e urave nuk do ndalen ditë pas dite.

“Do t’i godasim shumë fort sonte. Do t’i godasim shumë fort nesër në mbrëmje. Do t’i godasim shumë fort edhe natën pas saj… Do t’ua shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike dhe do t’ua shkatërrojmë të gjitha urat, nëse nuk ulen në tryezën e negociatave dhe nuk negociojnë.” – tha Trump.