Vendosni fjalën kyçe....

Hapen sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, deri më 31 korrik në e-Albania


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta hapen sot, më 6 korrik.

Procesi i aplikimit kryhet përmes portalit e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë mundësi prindërve të regjistrojnë fëmijët brenda afatit të përcaktuar.

Njoftimi:

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.