
Avokati Dorian Matlija i është përgjigjkur kryeministrit Rama pasi ky përdori një postim tijin në Facebook.
Matlija shkruan se kreu i qeverisë që ka nën varësi polici që tërheq zvarrë qytetarë nuk i shkon të sillet si konstruktiv.
Ai vëren me teje se negociatat me BE-në bëhen nga shteti dhe ato do ecin para edhe sikur kryeminsistri të përfundojë në burg. Matlija vëren se nuk mund të ketë dialog për Vjosë-Nartën me një kryeministër i cili zotohet ta bëjë projektin pavarësisht githçkaje.
“Replike ndaj profilit te facebookut te Edi Rames.
Ne pergjigje te asaj qe shkruan, i them fillimisht se nuk i shkon fare roli i certifikuesit te konstruktivitetit dikujt qe ka nen vartesi nje polici qe terheq zvarre qytetare ne rruge dhe i trajton sikur po hakmerret, jo sikur po ruan rendin.
Sa per piken 1, ne negociata me Bashkimin Europian eshte shteti shqiptar dhe jo ndonje oborr politik. Dhe ky shtet do jete ne negociata edhe sikur bie fjala nje dite kryeministri te perfundoje ne burg. Ky pushtet quhet kriminal per shkaqe te shumta, qe nga dosjet e panumerta penale ne kurriz te tij, e deri te qenia nyje ku lidhet spangoja e te privilegjuarve, parave te pista dhe shkeljes te ligjeve, qe kur eshte rasti edhe zhbehen fare si ligje.
Kurse per piken 2, per Vjose-Narten per cfare duhet dialogu? Per ta kthyer ne monolog? Dialog nuk behet me nje person qe thote“sa te jem une ketu, projekti do behet”. Gjithashtu nuk ka vend per asnje dialog kur Parlamenti Europian e ben te qarte se si mbaron debati. Ne fund te fundit, nese pushteti vizaton Shqiperine pa shqiptaret, keta te fundit kane te drejte te vizatojne nje Shqiperi pa kete pushtet. Dhe kush vizaton, zakonisht nuk dialogon me vizatimin. Kete ke bere ti, kjo po behet me ty. Kaq e thjeshte eshte.” – shkruan Matlija në Facebook.
