Vendosni fjalën kyçe....

Flamurtari në krizë të thellë, Tirana mposht Skënderbeun e ngjitet në krye


Tirana e Luftëtari kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet respektive ndaj Flamurtarit e Skënderbeut.

Gjirokastritët mposhtën në fushën e tyre vlonjatët në derbin e jugut falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes, duke marrë fitoren e parë në 4 javë kampionat.

Flamurtari nga ana e tij mbetet në vendin e fundit dhe është në krizë të thellë duke qenë se në 4 takime nuk ka marrë asnjë pikë. Tirana e ka nisur mirë sezonin dhe pas fitores 3-1 me korçarët është ngjitur në krye të renditjes.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës e Vllaznisë përfundoi në barazim. Nesër luhen 2 takimet e tjera, Laçi-Partizani e Bylis-Kukësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *