
Aktivisti dhe eksperti IT Gentian Progni ka akuzuar ish-ministrin e Drejtësisë, deputetin e PS-së Ulsi Manja dhe pronarin e VIP Security Saimir Koka se e kanë goditur atë dhe qytetarë të tjerë brenda një kafeneje afër parlamentit.
Në denoncimin e bërë nga dritarja e paraburgimit të Komisariatit ku mbahet i ndaluar, Progni tha se Manja e KokaiI shanë qytetarët dhe më pas Koka i goditi pa pushim pa asnjë lloj provokimi.
“Kemi qenë ulur në lokal. Na kanë shajt nga robt e shpisë Ulsi Manja dhe truprojet e tij na kanë ardh dhe na kanë gjujt. Saimir Koka, punonjësi i VIP Security dhe pronar i Vip Security. Kam qenë me duar poshtë dhe më ka qëllu papushim. As nuk kemi bë asnjë rezistencë, asgjëe. Edhe kur më kanë arrestu me pranga më kanë qëllu me shkelma nga prapa. Tani na kanë fut në hetim për prishje të pronës publike dhe prishje të qetësisë publile. Rama në burg, Berisha në Burg.” -s dëgjohet të thotë nga paraburgimi Progni.
*Burimi i Videos: Versus