Vendosni fjalën kyçe....

Mediat raportojnë se ai dhe Berisha janë thirrur në prokurorinë e Tiranës, përgjigjet Basha


Ditën e sotme disa media kanë raportuar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje lidhur me aktet e dhunshme në protestën e 8 janarit.

Gjatë një insterviste për “News 24”, Basha u pyet lidhur me këtë por ai u shpreh se ende nuk ishte vënë në dijeni për një gjë të tillë.

 “Deri në këtë moment që flasim nuk kam asnjë njoftim të tillë, por dua të them që prokuroria dhe policia janë nën urdhërat e Edi Ramës dhe ne jemi të qartë tendencën për të hequr shenjën e barazimit mes orkestruesit të dhunës dhe PD. Nuk ka një polici të shtetit, por polici të Ramës, nuk ka një prokurori të pavarur por një prokurori të komanduar nga Rama.”- tha Basha.

Kujtojmë se lidhur me protestën e 8 janarit, Prokuroria ka proceduar penalisht dhe dy deputetë të Partisë Demokratike: sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetin Flamur Noka.