
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, njoftoi më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla deklaroi se Koçeku duhet të dorëzojë mandatin, pasi sipas tij ai është fituar nën siglën e Partisë Socialiste.
“Shiko, e para është për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen.
Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, dhe dua t’ju them: personin në fjalë e ka zgjedhur Partia Socialiste e Shqipërisë.
Të dorëzojë mandatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, se ia ka dhënë Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një person i votuar, drejtpërsëdrejti, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti, ka të drejtë edhe të përdorë mandatin.”, tha ai.