Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 11-vjeçari në Angli, personi më i ri që humb jetën nga Covid-19


Një 11-vjeçar është në mesin e 917 pacientëve që kanë vdekur në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, duke e çuar numrine përgjithëm të viktimave në 9.875.

Numrat e sotëm kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë, 980, e cila mbetet më e larta e regjistruar në një ditë të vetme deri më tani dhe madje i tejkaloi ditët më të këqija të Italisë dhe Spanjës.

Rastet e përgjithshme u rritën me 5.233 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 78,991, pasi u kryen 18.091 teste shtesë.

Ata që kanë humbur jetën në Angli në 24 orët e fundit janë të moshave nga 11 vjeç në 102 vjeç.