
La France Insoumise – Nouveau Front Populaire ‘s MP and National Assembly vice-president Clemence Guette leads the debate on the budget bill for the 2025 end-year at the National Assembly, the French Parliament lower house, in Paris on December 2, 2025. (Photo by Thomas SAMSON / AFP)
Një deputete e majtë në Asamblenë Kombëtare ka shkaktuar reagime të forta pasi u shpreh me entuziazëm për rënien demografike të popullsisë autoktone të bardhë në Francë në favor të grupeve me prejardhje emigrante, ndërsa partia LFI vijon të përqafojë idetë e lidhura me teorinë e “Zëvendësimit të Madh”.
Gjatë një debati këtë javë në Asamblenë Kombëtare mbi një projektligj që synon të godasë martesat mashtruese ose të sajuara, deputetja Clémence Guetté nga partia radikale e majtë La France Insoumise (LFI) deklaroi se përpjekjet e pretenduara për të ruajtur etninë franceze kanë dështuar.
“E keni humbur betejën ideologjike raciste. Sot, një në tre francezë ka tashmë lidhje me emigracionin,” tha ajo, sipas Le Journal du Dimanche.
Deputetja akuzoi partinë populiste National Rally të Marine Le Pen dhe partinë konservatore Union of the Right for the Republic (UDR) të Éric Ciotti se kërkojnë të mbrojnë “të ashtuquajturit francezë autoktonë”, të cilët ajo i barazoi me “francezët e bardhë”.
Guetté pretendoi më tej se legjislacioni kundër mashtrimeve synon thjesht të vendosë pengesa për emigrantët që dëshirojnë “të ndërtojnë jetën e tyre në vendin tonë, të martohen, të krijojnë familje” dhe të bëhen pjesë e “qytetarisë së sotme”.
Kjo vjen në kuadër të një prirjeje më të gjerë brenda La France Insoumise për të përqafuar hapur konceptet e “Francës së Re” dhe “Zëvendësimit të Madh”, një term i krijuar nga filozofi francez Renaud Camus, i cili pretendon se elitat perëndimore i shohin qytetarët e vendeve të tyre si njësi ekonomike të zëvendësueshme, që mund të zëvendësohen me të huaj më pak të kushtueshëm pa pasoja të rëndësishme.
Lideri i LFI-së dhe kandidat presidencial Jean-Luc Mélenchon, i cili është përpjekur të forcojë bazën elektorale të partisë së tij mes komuniteteve emigrante, veçanërisht myslimane në Francë, ka përshkruar popullsinë vendase të bardhë si “të mërzitshme”.
Mélenchon është përpjekur të ruajë një ekuilibër të birshtë: nga njëra anë feston “Francën e Re” multikulturore dhe, nga ana tjetër, ka përdorur me kujdes termin “Zëvendësimi i Madh” gjatë fushatës, duke pretenduar se ai i referohet thjesht kalimit natyror nga një brez në tjetrin dhe jo spastrimit etnik.
Pas publikimit muajin e kaluar të statistikave nga Instituti Kombëtar i Studimeve Demografike (INED) në Paris, sipas të cilave një në tre banorë të Francës ka lidhje me emigracionin, Mélenchon, i lindur nga prindër me origjinë marokene, spanjolle dhe siciliane, deklaroi se “Franca është shtëpia jonë”, në një përpjekje që u interpretua si përvetësim i retorikës nacionaliste.
Studimi i INED, i kryer me 27.000 persona, zbuloi se rreth 13% e popullsisë franceze ka lindur jashtë vendit, 11% janë fëmijë të paktën të një emigranti dhe 10% të tjerë kanë të paktën një gjysh emigrant.
Studimi ofroi ndoshta pasqyrën më të afërt mbi ndikimin real të emigracionit ndër breza, duke qenë se Franca zyrtarisht ndjek parimin e “verbërisë ndaj ngjyrës”, që do të thotë se nuk regjistron përkatësinë etnike në census, shkruan Breitbart.
Guetté nuk është e vetmja politikane e LFI-së që ka festuar rënien e popullsisë së bardhë në Francë. Carlos Martens Bilongo, deputet i La France Insoumise me origjinë angoleze, u mburr vitin e kaluar duke deklaruar: “Nëse kemi bërë më shumë fëmijë se ata, aq keq për ta”, ndërsa u bëri thirrje pakicave të vazhdojnë të kenë më shumë fëmijë se francezët, “për t’u treguar se jemi më të shumtë dhe më inteligjentë”.