
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të shtunë në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë në Malin e Trebeshinës.
Viktima është identifikuar si Syrja Karati, banues në fshatin Ballaban. Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është goditur nga rrufeja, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para tregojnë se shkaku i vdekjes ka qenë goditja nga rrufeja.