
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste ka dalë kundër një projekti të qeverisë qe e cilëson si rrezik ndaj lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se ka mësuar për ndërhyrje në lumë përmes betonizimit dhe ndërtimit të disa digave, duke i cilësuar ato të pajustifikueshme.
“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë.
Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”, shkruan deputetja.