
Ujërat e zeza derdhen në det në zonën e Golemit. Siç duket nga videoja e publikuar nga Joq, shihet qartë një rrjedhje ujërash të ndotura që përfundojnë në det, në një nga zonat më të frekuentuara të vijës bregdetare shqiptare gjatë muajve të verës.
Sipas qytetarëve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë në Golem. Prej vitesh janë raportuar raste të ngjashme të derdhjes së ujërave të zeza dhe fekaleve në afërsi të plazhit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik, mjedisin dhe imazhin e turizmit shqiptar.
Pamjet vijnë në një periudhë kur mijëra pushues vendas dhe të huaj kanë mbushur plazhet e Durrësit dhe Golemit, ndërsa autoritetet vijojnë të promovojnë bregdetin shqiptar si një nga destinacionet kryesore turistike të rajonit.