Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali në seancë: Revolucioni i bilbilave është kthyer në vegël për mbrojtjen e non gratës


Ministrja Spiropali pohoi se kryeministri Rama do jetë në seancë për mocion me debat për pyetjet e opozitës jo për deputetët e opozitës po në respekt të qytetarëve.

Gjatë fjalës së saj teksa deputetët e opozitës qëndrojnë në foltoren e Kuvendit, ministrja e cilësoi lëvizjen e opozitës si revolucioni i bilbilave në mbrojtje të non gratës, duke iu referuar kreut të PD-së Berisha.

“Nuk e kemi shmangur asnjëherë zhvillimin e një mocioni me debat por kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me atë që zhvillohet në SHBA. Jeni kthyer në vegla të non gratës. Ai nuk do kthehet kurrë në drejtimin e këtij vendi. Dhe e dimë se kjo foltore do bllokohet se ka lidhje me hetimin e SPAK për 21 janarin. Kryeministri do jetë këtu në mocionin me debat, jo për ju që jeni katandisur në revolucionin e bilbilave por për qytetarët e këtij vendi.” – tha Spiropali.