
Një banor i fshatit Gjashtë në Sarandë kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur një problematikë të rrezikshme.
Ai pohon se një shtyllë energjie elektrike ka prekur një pemë në shtëpinë e tij duke u kthyer në burim serioz rreziku për familjen e tij.
“Jam nje qytetar nga Saranda, Gjashta. Kemi problem me shtyllen e korentit 35 ë dhe me pemen qe ka kapur korentin eshte shume e rrezikshme per familjen time. Dua pergjigje sa me shpejt, dua te pritet pema dhe shtyllen qe te hiqet automatikisht. Ka shume vite qe presim te prejne pemen dhe te heqin shtyllen sa po vjen dhe po behet me e rrezikshme per familjen time dhe nje familje ketu ngjitur. Faleminderit.” – shkruan ai në mesazhin e dërguar.

