Vendosni fjalën kyçe....

29 mijë minimaturantë testohen sot në provimin e Gjuhës Shqipe


Rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta zhvillojnë sot provimin e parë të detyrueshëm të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë, atë të Gjuhës Shqipe.

Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, ndërsa nxënësit janë paraqitur në shkolla që prej orës 08:30.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ka uruar suksese minimaturantëve dhe ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e rregullt të procesit.

“Rreth 29 mijë nxënës nisin sot Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, ndërsa i kemi marrë të gjitha masat nëpër shkolla që ky proces të jetë i qetë, i rregullt, korrekt dhe të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të dhënë më të mirën nga vetja e të nisin plot sukses një cikël të ri në arsimimin e tyre.”