
Nga Klodian Gradeci
Parlamenti Europian miratoi amendimin 17 në raportin vjetor për Shqipërinë.
Ky amendim përtej shqetësimeve të ngitura, varianteve alternative të hedhura në votim apo versionit të votuar, ka një kërkesë shumë të qartë për Shqipërinë.
Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të vendosi një moratorium për të gjithë zonat si Vjosë-Narta në territorin shqiptar.
Bashkimi Evropian konfirmoi në tekstin e votuar, se Shqipërua nuk është ende e aftë të garantojë përputhshmërinë me standardet e Kapitullit 27 për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.
Besoj ju kujtohet se shumë vite më parë Shqipëria ka qënë nën moraturiumin e lëvizjes së mjeteve detare, quajtur ndryshe moratoriumi skafeve.
Në atë kohë Shqipëria nuk ishte e aftë të kontrollonte territorin e saj detar dhe u deshën përpjekje të disa qeverive derisa të pranohej heqja e atij moratoriumi.
Ky moratorium ishte moratorium politik edhe nuk kërkoi asnjëherë kontrollin detar nga forcat ushtarake por kërkonte aftësimin e Shqipërisë për të luftuar trafiqet e ndryshme.
Sot na kërkohet një moratorium tjetër. Është i njëjtë. Është moratorim politik sepse Shqipëria nuk është e aftë të mbrojë vetveten nga shkatërrimi.
Tashmë vizionit të reklamuar për Shqipërinë e 2030, i është kërkuar të bllokojë veten.
Nëse qeverisë dhe vendim-marrësve polikë po i kërkohet të bllokohen, duket qartë se shqipëtarëve po i kërkohet të çlirohen nëpërmjet lëvizjeve qytetare.
A do pranojmë moratoriumin apo çlirimin?
Çdo gjë varet nga ne!