Vendosni fjalën kyçe....

Dyert e selisë së PD-së të mbyllura, Bardhi: Show mediatik, ata pse vijnë trokasin kur dihet që po kryhen punime


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediet, ku ka reaguar për vizitën që i bënë sot selisë blu disa nga deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët donin të bënin një mbledhje por i gjetën dyert të mbyllura.

Bardhi tha se kjo ishte vetëm një “show mediatik”, pasi sipas tij ishte njoftuar edhe më parë se brenda selisë po kryhen punime.

“Show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD-së tregon edhe njëherëse për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Edi Ramës. Kemi konfirmuar edhe dje, që janë duke u kryer punime dhe ky është një fakt i njohur publik sepse po kryhen punime dhe ata nuk kanë pse vijnë trokasin.

Do ta shihni sepse dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. E sigurt është që ju do futeni brenda dhe do shikoni se në seli po shtohen ambientet e punës. Disa që kishin vetëm llafe e kanë zgjidhur punën e tyre, ndëkohë që koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. 

Ajo që dua të konfirmoj është se selia qendrore ka qenë, është dhe do të vijojë të jetë e hapur dhe do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë krah Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.

Aktet e dhunës dhe gjuha e dhunës e përcjellë gjëtë gjithë këtyre ditëve, është gjuhë dhe akte që i shërbejnë forcimit të Edi Ramës.

Janë e vetmja forcë që i ka mbetur pakicës në PD. Sepse është fakt që shumica dërrmuese dhe 5004 anëtarët e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor kanë zgjedhur të ardhmen, interesin e PD-së, interesin e Shqipërisë.”– tha Bardhi.