
Pas ditës së 12-të të protestës, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në tubimin e sotëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për një aktivitet paralel në Sheshin “Italia”.
Protestuesit e cilësojnë këtë si një përpjekje për të zbehur protestën dhe u kërkojnë veçanërisht punonjësve të administratës publike të mos përdoren për qëllime politike.
Sipas tyre, pjesëmarrja e lartë është përgjigjja më e mirë ndaj asaj që e konsiderojnë një “antimiting” të qeverisë.
“Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!”