Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, qytetari tenton të sulmojë Kurtin


Një incident ka ndodhur para pak minutash në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Një qytetar është ka krijuar tension në tubim. Në një video që është bërë virale një person dëgjohet duke ofenduar.

Portali “Jepi zë” ka publikuar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, e ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së.

E sigurimi dhe aktivistë të tjera kanë ndërhyrë, duke e nxjerrë jashtë qytetarin që po e shante Kurtin.

Siç shihet nga pamjet, incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *