Vendosni fjalën kyçe....

Dita e 14-të e protestës në Tiranë, protestave të diasporës u bashkohen edhe Nurenbergu e Rennes


Teksa shënohet dita e 14-të e protestës në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorë e Kombit” me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në Nurenberg me thirrjen “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg Berisha në burg”, qindra qytetarë kanë dalë të protesojnë  duke u bërë kështu një tjetër vend nga diaspora shqiptare që në pamundësi të jenë prezent në Shqipëri kanë organizuar protesta në mbarë botën.

Gjithashtu edhe në Francë pas protestës së mbajtur në Paris, ditën e sotme emigrantët kanë mbajtur një tjetër protestë, këtë herë në Rennes. Me flamingo, flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar emigrantët shqiptarë mbushën rrugët e qytetit me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestë është mbajtur edhe në Frankfurt ditën e sotme, ku thirrja e protestuesëve ka qënë ” Rama jepe dorëheqjen” njësoj si në vendet e tjera ku janë organizuar protesta.

Protesta dhe tubime mbështetëse janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Nju Jork, Toronto, Bruksel dhe Bologna ku shqiptarët janë mbledhur për të shprehur solidaritetin me protestuesit në Tiranë.

Me thirrjen “Shpëto Vjosë–Nartën”, në Stokholm u mbajt një protestë më 5 qershor, në orën 18:00. Po me date 5 qershor  pranë Konsullatës Shqiptare në Mynih, në orën 18:30, u zhvillua një tjetër tubim me thirrjen: “Për natyrën, për të drejtën, për Shqipërinë”.

Ndërkohë, në Toronto të Kanadasë, shqiptarët dhe mbështetësit e mbrojtjes së natyrës u mblodhën më 6 qershor në orën 18:00.

Protesta e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me moton “Çohu Shqiptar”, u mbajt po më 6 qershor në orën 14:00.

Me 6 qershor u  mbajtën edhe tri protesta të tjera në Evropë, në Firence, në orën 10:30, në Milano, në orën 10:00, dhe në Londër, në orën 11:00.

Përgatiti për Hashtag.al, Aurora Hoxha