
Qytetarët nuk janë shkulur nga bulevardi dhe sheshi para kryeministrisë ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Më herët ata shpalosën pesë kërkesa të panegociueshme drejtuar kryeministrit Rama, i cili më herët tha nga Mali i Zi se projekti i Zvërnecit do bëhet dhe kjo nuk diskutohet.
Ata brohorasin kundër qeverisë Rama ndërsa kërkojnë gjithashtu anulimin e ligjit për Investimet Strategjike, ato për ndërtimin në zonat e mbrojtura dhe anulimin e Paketës së Maleve.







