
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 09:40 në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K.M., ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.