Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka ende projekt për Zvërnecin, po punohet nga 5 studio. Mos manipuloni njerëzit e mirë që ju erdhën pas”


Kryeministri Rama mohoi të ketë një projekt për Zvërnecin, për të cilin thotë se po punojnë pesë nga studiot më prestigjioze në botë.

Në një shënim në Facebook ai u zotua se pasi të vijë, do i prezantohet publikut njësoj siç është bërë me të gjitha projektet e tjera.

Rama akuzoi organizatorët e protestës se po keqpërdorin dhe manipulojnë ndjenjat e qytetarëve të ndershëm që morën pjesë në tubim.

“Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt? E dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik. Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky. Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar.” – shkruan Rama.