Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi i drejton 5 pyetje Ramës për Zvërnecin


Pesë pyetje i drejtoi deputeti i PD-së Këlliçi kryeministrit Rama lidhur me projektin e Zvërnecit.

Teksa akuzoi Ramën dhe deputetët e PS-së për plaçkitjen që i është bërë Shqipërisë prej 13 vitesh, Këlliçi shprehu mbështetjen e selisë blu për investimet e huaja por kundërshtoi me forcë grabitjen e pronës publike.

“A i ke regjistruar prona shtet? A është Pëllumb Petriti pronar në tokën ku do kryhet investimi? A është koordinatori jot pronar në tokën ku do kryhet investimi? A është “bankieri” pronar në tokën ku do kryhet investimi? Çfarë të ka thënë Engjëll Agaçi për atë pronë në vitin 2018?” – e pyet Këlliçi kryeministrin Rama.

Pjesë nga fjala e Këlliçit

“Përsa i përket shqetësimit madhor të Zvërnecit, dua të jem i qartë që në fillim. Ne si forcë politike jemi PRO thithjes së investimeve të huaja e projekteve me zhvillues brande apo kompani botërore, këtu nuk kemi asnjë shqetësim të tillë. Problemi im dhe që mendoj duhet të jetë i të gjithëve ne është GRABITJA e pronës publike.

E dëgjuat të gjithë sot Edi Ramën sesi viktimizohej, tha çdo gjë që nga influencat e huaja e deri të fajësimi i Fatos Lubonjës, por nuk tha asnjë gërmë për problemin real. Tani nga kjo sallë kam disa pyetje për ty Edi Rama. Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar mbi 100 ha tokë në Zvërnec, Karaburun dhe Palasë, të përfituara me dokumenta të fallsifikuara nga shtetasi Pëllumb Petritaj. E ka fituar prokurori kurajoz Albert Kuliçi këtë betejë dhe ato 100 ha, do duhet të regjistroheshin pronë SHTET.

1- A i ke regjistruar prona shtet?

2- A është Pëllumb Petriti pronar në tokën ku do kryhet investimi?

3- A është koordinatori jot pronar në tokën ku do kryhet investimi?

4- A është “bankieri” pronar në tokën ku do kryhet investimi?

5- Çfarë të ka thënë Engjëll Agaçi për atë pronë në vitin 2018?

Dil dhe thuaji shqiptarëve të vërtetën, atë të vërtetë që do të të përvëlojë ty dhe shpurën tënde plaçkitëse të Shqipërisë. E nëse mendon se do shpëtosh duke heshtur e ke gabim, sepse transparencën do e bëjmë ne, opozita dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.”