
Në orët e para të mëngjesit të 27 majit 2026, në një banesë në Rrugën e Dibrës në Tiranë, është gjetur pa shenja jete 42-vjeçari Albert Gadica, punonjës i Gardës së Republikës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është konstatuar rreth orës 07:05 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje të kryer me armën e shërbimit.
Viktima është gjetur në banesën e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e mundshme të ngjarjes apo rrethanat që mund ta kenë çuar drejt këtij akti.