
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij, Berisha uroi që sakrificat e qytetarëve shqiptarë të pranohen dhe të kthehen në mbarësi, shëndet dhe sukses për familjet dhe kombin.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin. Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e tij.
Berisha thekson në urimin e tij rëndësinë e solidaritetit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë në këtë ditë feste.