
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekurset e paraqitura nga Emiljano Shullazi dhe pjesëtarët e grupit të tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për dënimet që në total arrijnë në 43 vite burg.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri, të cilët kanë konfirmuar dënimet për veprat penale të “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas vendimit, Emiljano Shullazi do të vuajë 14 vite burg. Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë dënuar me nga 10 vite burg secili, ndërsa për Blerim Shullazin është lënë në fuqi dënimi prej 9 vitesh heqje lirie.
Sa i përket Gilmando Danit, Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit pasi ai ka humbur jetën, pasi u ekzekutua në një atentat mafioz në nëntor 2025 pranë Rinasit, ku mbeti i vrarë edhe një efektiv i AMP-së.
Emiljano Shullazi vijon të jetë nën hetim edhe për dosje të tjera të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).