Vendosni fjalën kyçe....

‘Qëndrimi i Krastës në televizion mesazh armiqësie’ – Çfarë i thanë njerëzit e Ramës pronarit të ‘News24’


Pronarit të ‘News24’, Hysenbelliu, i është bërë e ditur nga njerëz të afërt të kryeministrit Rama, se prania e mëtejshme e gazetarit Adi Krasta, që drejton emisionin ‘A Krasta’ është mesazh armiqësie.

Burime të mirëinformuara për konfliktin i thanë Hashtag.al lidhur me mesazhin e qartë që i është dhënë pronarit të këtij televizioni lidhur me Krastën.

Ky i fundit është një nga zërat kritikë të kryeministrit Rama dhe qeverisjes së tij.

Në jo pak raste, ai ka polemizuar me ministrat e deputetët socialistë në emisionin ‘A Krasta’, duke bërë kritika të forta ndaj qeverisjes së vendit nën kryeministrin Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *