Vendosni fjalën kyçe....

Sa është pjesëmarrja në votimin për kreun e PD-së Berisha


Sipas selisë blu, në zgjedhjet për kreun e partisë ku në garë është vetëm Sali Berisha, deri në orën 15 në 77 degëtr e PD-së kanë votuar 28379 votues.

Të dhënat janë dhënë nga Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, duke shtuar se anëtarët vijojnë të shkojnë të marrin pjesë në votim.

“Mendoj që kjo dalje është vetëm për pjesëmarrjen, për procesin e votimit. Me të mbaruar procesi i votimit neve do t’ju japim të gjitha sqarimet për numrin e votuesve të Partisë Demokratike që kanë të drejtë vote dhe janë ftuar sot. Kjo do të thotë që janë punuar listat, janë pastruar listat. Një pjesë janë larguar në diasporë, por do t’ju japim të gjitha detajet e nevojshme. Pra, jemi transparentë deri në fund, ju kemi dhënë një numër siç është sot. Nesër mund të rritet ai numër sepse ka anëtarësime të reja, mund të zvogëlohet sepse ikin nga diaspora. Pra, është ‘ëorking progress’, por sot është ky numri i cili është ftuar për të votuar për referendumin, për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike”, tha ajo.