Vendosni fjalën kyçe....

“Për shkak të numrit të lartë të votuesve do shtyojmë votimin në disa degë” – Kaso


Deputeti demokrat Kaso tha se për shkak të numrit të lartë të votuesve, procesi do shtyhet në disa degë ku do lejohet deri në orën 19:00.

Në garën për kreun e PD-së mori pjesë vetëm kreu Sali Berisha, pas përjashtimit të disa kandidatëve.

“Procesi është drejt përfundimit në disa degë të vogla. Ka në numër të lartë votuesisht. Për degët më të mëdha të Tiranës që kanë një numër të lartë votuesish është marrë vendim që ky proces të mbyllet në 19:00. Përfitoj nga rasti u bëj thirrje demokratëve të degëve më të mëdha të Tiranës dhe të degëve të qarqeve më të mëdha që kanë kërkuar që procesi të zgjatet deri në 19:00 që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën për të votuar”, u shpreh ai.