Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari


Foto ilustruese

Një person ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Rrilë.

Një makinë e drejtuar nga 23-vjeçari M.P. është përplasur me një motoçikletë e për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, 36-vjeçari P.M.

“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, një automjet me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj. Si pasojë e përplasjes së fortë, 36-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit tragjik.” – thuhet në njoftimin e policisë.