
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat, duke theksuar se aksioni politik do të vazhdojë në mënyrë të intensifikuar.
Ai tha se fillimisht fokusi do të jetë te procesi i referendumit për votëbesimin e kryetarit të partisë dhe te Kuvendi Kombëtar i PD-së, të cilat sipas tij kërkojnë organizim dhe përgatitje.
Berisha paralajmëroi gjithashtu se në ditët e para të qershorit do të ketë një mobilizim të gjerë opozitar, të cilin e cilësoi si “shumë të fuqishëm”, duke shtuar se do të jetë një nga lëvizjet më të mëdha politike në vend.