Vendosni fjalën kyçe....

Makina e naftës rrokulliset në humnerë, ndërron jetë shoferi, plagoset pasagjeri


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Mësohet se një mjet i vjetër i përdorur për transportimin e naftës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi me inicialet G.Q.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur dhe pasagjeri me iniciale L.G., i cili ndodhet në spital.

“Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.”- thuhet në njoftimin e Policisë.