Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri në Durrës


Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje me armë zjarri në bashkëpunim.

Sipas policisë, i riu dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në një lokal në lagjen nr. 9 në Durrës, tentoi të vriste një person së bashku me tre shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.