Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje 4-ditore e shërbimit, e-Albania: Jemi në proces përditësimi


Portali e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për katër ditë, në kuadër të përditësimit dhe optimizimit teknik të sistemit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të nisë më 15 maj në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri më 18 maj në orën 08:00. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë akses në shërbimet elektronike të portalit.

“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën: 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00. Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.