Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Shpërthimi i hantavirusit nuk është një tjetër Covid


Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është përpjekur t’i sigurojë banorët e Tenerife-s se rreziku i tyre i infeksionit është i ulët përpara mbërritjes së një anijeje turistike në të cilën ndodhi një shpërthim i hantavirusit.

Tedros Ghebreyesus theksoi se “ky nuk është një tjetër Covid” dhe se nuk kishte pasagjerë simptomatikë aktualisht në bordin e MV Hondius, në një mesazh personal për njerëzit në Ishullin Kanarie.

Anija MV Hondius pritet të mbërrijë në portin e Granadillës në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke ngjallur shqetësim tek vendasit,  shkruan BBC.

Gjashtë raste janë konfirmuar midis pasagjerëve të anijes, përfshirë një nga tre që vdiqën ndërsa anija holandeze po lundronte nga Amerika e Jugut.

Zyrtarët spanjollë janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet në lidhje me mbërritjen e anijes, duke përcaktuar në detaje masat paraprake të përmbajtjes që po merren.