Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Sulmet ndaj Iranit ishin vetëm një “goditje dashurie”


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se sulmet hakmarrëse amerikane ndaj objektivave iraniane ishin “thjesht një goditje e lehtë”, ndërsa konfirmoi se armëpushimi mes palëve është tashmë në fuqi, përcjell Fox News.

Në një intervistë për ABC News, Trump tha se “armëpushimi po funksionon”, duke shtuar se “ai është në fuqi”.

Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane “iu përgjigjën me sulme vetëmbrojtëse” objektivave iraniane, pasi tre destrojerë të Marinës amerikane u vunë nën zjarr me raketa dhe dronë nga forcat iraniane, pa u goditur.

SHBA ndërmori sulme ndaj tre porteve iraniane përgjatë Ngushticës së Hormuzit: Bandar Abbas, Qeshm dhe Bandar Kargan.

Destrojerët amerikanë që u vunë në shënjestër nga Irani në Ngushticën e Hormuzit ishin USS Truxtun, USS Mason dhe USS Rafael Peralta.